Interesimi i United për Balotellin, i vërtetë!

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Manchester United është duke bërë presion të jashtëzakonshëm për të transferuar sulmuesin e ri të Interit, Mario Balotelli, dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i italianit, Mino Raiola.
“Interesimi në Mançester është i vërtetë dhe të dyja klubet e konfirmuan këtë”.
“Balotelli është i kënaqur që Ferguson po e kërkon atë, por ne nuk mund ta përjashtojmë qëndrimin te Interi, apo kalimin te ndonjë klub tjetër”.
“Ne do të punojmë qetësisht dhe ta vlerësojmë situatën hap pas hapi”, deklaroi Mino Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...