Suarez në listën e Ancelottit

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Ylli i Ajaxit dhe kombëtare uruguaiane, Luis Suares, është në listën e Chelseat, shkruajnë mediat angleze.
Sipas “The People”, sulmuesi është një prej opsioneve të Chelseat nëse Liverpooli refuzon ta shesë Fernando Torres.
Suarez, 23-vjeçar, ka qenë cak i Ancelottit që kur ai arriti në Stamford Bridge verën e kaluar dhe Chelsea u mundua të nënshkruajë me të janarin e kaluar.
Ajaxi tash dëshiron ta shndërrojë në para lojtarin, i cili shijoi një sukses në Kupën Botërore. Dhe, megjithëse klubi holandez do të kërkojë shumë për lojtarin, çmimi i tij megjithatë do të jetë në gjysmë të çmimit të Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...