Jol: E dua Fulhamin, por bordi më bllokoi
Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, ka konfirmuar se bordi i Ajaxit nuk ka lejuar që ai të kalonte te Fulhami, përkundër faktit se ai e do Londrën dhe në veçanti klubin e Fulhamit.
“Interesimi i Fulhamit ishte i pabesueshëm. Më pëlqen Fulhami, më pëlqen Anglia, më pëlqen Londra. Unë isha ndoshta paksa i zhgënjyer që thashë ‘jo’ pasi që bordi nuk lejoi të largohesha në asnjë mënyrë”.
“Më është ofruar një punë e mirë, në një klub të mirë, me lojtarë të mirë. Unë kam dashur të shkoj atje, por kjo është ajo, unë jam nën kontratë. Ne biseduam për këtë, jo pesë minuta, por me orë të tëra dhe tani më duhet të them se është e enjte, më mori shumë kohë dhe ndoshta kjo nuk është mirë për një klubi të madh si Ajaxi, me një milionë e gjysmë tifozë në gjithë Holandën. Duam të bëjmë diçka në garat evropiane dhe më duhet t’i them Fulhamit se duhet të qëndroj”.
“Unë nuk dua problemet e të shkuarit në gjykatë, sepse Ajaxi është shumë klub i madh për ta vënë në telashe”, deklaroi Jol.
Category: Futboll
0 Komente