Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Juve, 20 milionë plus Giovinco për Vargas?

Njoftohet se Juventusi i ka bërë një ofertë mjaft të mirë Fiorentinas, prej 20 milionë eurosh plus shërbimet e të riut Sebastian Giovinco, për mbrojtësin e krahut të majtë Juan Manuel Vargas.
La Nazione shkruan se Juve ka hapur negociatat me drejtorin sportiv të Violas, Pantaleo Corvino, i cili është i kënaqur me ofertën prej 20 milionë eurosh, por jo me transferimin e Giovincos. Fiorentina kërkon shërbimet e Claudio Marchisios, të cilin Juventusi nuk e lë të largohet sepse shihet në formacionin startues të Del Nerit.
Giovinco, i cili sezonin e kaluar më shumë qëndroi në pankinë se sa në fushë, ka shprehur gatishmërinë të largohet. Se a do të arrijë ta transferojë Juventusi mbrojtësin peruan, mbetet të shihet, sepse ishte vet Vargas që kohë më parë refuzoi një kalim te Real Madridi.