Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Reali, 50 milionë për Schweinsteiger?

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, tashmë ka siguruar shërbimet e Angel Di Marias, por sipas mediave gjermane kjo nuk është e tëra, pasi që madrilenët po kërkojnë dhe mesfushorin metalik gjerman, Bastian Schweinsteiger.
Real Madridi është që një kohë të gjatë në kërkim të një mesfushori stabil qendror, me emra të lakuar si Steven Gerrard e Javi Martinez, por tani duket se prioritet në listën e Jose Mourinhos është mesfushori i Bayernit.
Sipas televizionit publik gjerman ARD, Reali ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për transferimin e Shweinit. Mirëpo, njoftohet se Bayerni tashmë e ka refuzuar këtë ofertë, pasi që baverezët nuk do të lejojnë që Schweinsteiger të largohet.