Lahm: Të shohim si do të sillen argjentinasit pas disfatës
Me ‘luftën’ e filluar nga Bastian Shweinsteiger, e që u vazhdua me një ‘kundërsulm’ të Maradonas, goditja e radhës për Argjentinën vjen nga kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, që i ka kërcënuar argjentinasit me disfatë në çerekfinalen e të shtunës.
“Shweini tha atë që duhej thënë dhe unë vetëm mund të pajtohem me të. Ne të gjithë e dimë se sa impulsivë dhe temperamentë janë jugamerikanët. Ata nuk dinë se si të reagojnë pasi të pësojnë disfatë. Sidoqoftë, do të shohim kësaj radhe se si do të sillen kur do të mposhten. Jam kurioz të shoh se si do të sillen tani pas disfatës”.
“Ne do të përqendrohemi vetëm në futbollin tonë. Ka ardhur koha të mposhtim një top ekip. Një ekip i ri i yni do të tregojë se mund të mposhtë një top ekip si Argjentina në 90 minuta”, ka thënë Lahm në një konferencë për shtyp.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente