Prandelli: Do ta ringjall Italinë, më jepni kohë

dardanmiftari | Thursday, July 01, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, ka premtuar se do ta rikthejë fuqishëm Italinë në skenën e futbollit botëror, pas eliminimit turpërues nga Kampionati Botëror.
“Kjo sigurisht është pika më e lartë e karrierës time. Sa për vështirësitë, është më mirë të mendojmë pozitivisht dhe unë dua të falënderoj presidentin. Unë shpresoj se do ta organizoj ekipin bazuar në vlerat e vërteta njerëzore. Ka vështirësi, por unë dua t’i mënjanoj ato, me përkushtim dhe dëshirë për të luajtur mirë”.
“Unë nuk kam ndonjë zgjidhje për momentin, por kam vullnet për të filluar mirë. Unë e përshëndes Marcello Lippin, që është një trajner fitues i Botërorit. Lippi la një mentalitet të caktuar prapa, lojtarët janë të dashuruar në fanellë dhe ne duhet të rifillojmë nga kjo. Është një program që përfshin lojtarët, stafin dhe madje edhe mediat. Çfarë ndodhi, ndodhi dhe unë dua ta shndërroj këtë nga diçka negative në diçka pozitive”.
“Ne duam lojtarë cilësorë, natyrisht lojtarët do të jenë të hapur për debat. Ne do të japim fuqinë dhe dëshirën për të programuar diçka më interesante. Nëse presim rezultate të mëdha shumë shpejtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Unë po mendoj për ftesat e para për ndeshjet e shtatorit. Do të ishte mirë të shohim ndeshje të mira, ashtu si mundësinë për t’u përmirësuar sa më shpejtë. Unë kam dashur t’i shmangesha emërimit të lojtarëve që tani sepse nuk është e drejtë. Ata që do të ftohen, do të jenë ata që meritojnë të jenë këtu. Do të bazohet gjithashtu në respekt dhe në role. Unë shpresoj të marr lojtarë kualitativë me vete”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...