Muntari: Çerekfinalja nuk është ndalesa jonë e fundit
Mesfushori i Ganës, Sulley Muntari, ka thënë se përkundër arritjes së qëllimit për kualifikim në çerekfinale, kombëtarja e tij synon që të thyejë edhe një rekord të ri me kualifikimin në gjysmëfinale, që do ta bënte Ganën skuadrën e parë afrikane në histori të futbollit që ka arritur në gjysmëfinale.
“Senegali dhe Kameruni bënë punë të mirë më herët, por ne duam t’i thyejmë rekordet, ne duam që të luajmë mirë dhe duam që të shkojmë më tej, për të parë se çfarë do të ndodhë më tej”.
“Ajo çfarë bënë të rinjtë është fantastike. Kevin Prince Boateng, Andre Dede, ata bënë punë të mrekullueshme. Gjithmonë ka qenë kështu me ekipin kombëtar. Njerëz të ri kanë ardhur dhe kanë bërë punë të mirë”.
“Uruguai? Ata lojtarë janë fantastikë në zonën e penalltisë dhe shënojnë shumë gola në Evropë, ndërsa këtë tashmë e treguan edhe në Botëror. Por, ne do të luajmë lojën tonë dhe do t’i ndalojmë të luajnë lojën e tyre. Nëse e bëjmë këtë, atëherë kemi vërtetë gjasa reale”, deklaroi Muntari.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente