Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Matthaus: Gjermania po luan futboll fantastik

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus, ka deklaruar se ai është i befasuar nga mënyra se si luan ekipi aktual kombëtar i Gjermanisë, duke parë moshën e re dhe përvojën e vogël nëpër kampionate të mëdha.
“Nuk mendoj se dikush priti një çerekfinale Uruguai ndaj Ganës, apo pak njerëz mbështesnin Paraguain. Një befasi tjetër është prezenca e ekipeve latino-amerikane në çerekfinale. Por, ishte një befasi pozitive, me lojtarët e tyre fantastikë, shpirtin luftues dhe taktikat e mençura. Klima këtu është e njëjtë sikurse në Amerikën Jugore dhe ky mund të jetë një nga faktorët. Gjithashtu, ato kombëtare po përfitojnë nga të pasurit futbollistë në Evropë”.
“Por, duhet të përmendim në veçanti Gjermaninë kur flasim në këtë pikë. Nuk janë të shkëlqyera vetëm rezultatet e këtij ekipi të ri, por janë gjithashtu edhe paraqitjet fantastike. Ata po luajnë futboll fantastik. Ne nuk kemi dyshuar se ata do të arrinin në çerekfinale, por askush nuk ka pritur që të fitojnë ashtu, sepse është një ekip i ri, që i mungon përvoja nëpër kampionate të tilla”.
“Por, Botërori është i paparashikueshëm. Ekipi gjerman nuk duhet të mendojë për mediat, por të vazhdojë ta tregojë veten. Nuk kanë se çfarë të humbin, sepse tashmë ata i kanë përmbushur pritjet. Gjithçka tani e tutje është bonus. Ky është ekip për të ardhmen dhe ata janë në Afrikën e Jugut për të mësuar”, ka deklaruar Matthaus për FIFA.com.