Liverpooli, dy lojtarë për Remy
Liverpooli është i gatshëm që të shkëmbejë dyshen e akademisë, Nabil El Zhar dhe Damien Plessis me sulmuesin e Nice, Loic Remy, ofertë që do të çonte vlerën në 14.3 milionë funte, e që do të mposhte West Hamin në garë për sulmuesin.
23-vjeçari Remy është në krye të listës së të dëshiruarve nga Roy Hodgson dhe për firmën e tij rezistencë po bën West Hami që kishte bërë më parë një ofertë prej 13 milionë funtesh.
Kjo ofertë e ‘Çekanëve’ ka bërë që Liverpooli t’ia ofrojë klubit Nice dy lojtarët francezë nga akademia, të cilët së bashku kapin vlerën e 14.3 milionë funteve.
Category: Futboll
0 Komente