Marquez t’i bashkohet Henryt në MLS?

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Rafael Marquez mund të ndjekë rrugën e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Thierry Henry, për të luajtur për skuadrën nga Liga amerikane MLS, New York Red Bulls.
Sipas Sport, marrëveshja e Henryt me ekipin amerikan është vetëm çështje ditësh, ndërkohë që thuhet se edhe mbrojtësi meksikan këtë verë mund të transferohet në Amerikë.
Drejtori sportiv i New York Red Bulls, Erik Soler, ka thënë se ai është duke u angazhuar për mundësinë e transferimit të një tjetër emri të madh, por ka refuzuar të komentojë nëse ai ishte mbrojtësi 31-vjeçar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...