Moratti: Lojtarët e Interit të uritur për tituj

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se lojtarët e tij kanë ende dëshirë për të arritur suksese, kësaj radhe për të mbrojtur tripletën e fituar sezonin e kaluar.
“Unë ende kam dëshirë që të fitoj shumë. Ekipi nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të mendojë si unë. Tifozët tanë duhet të jenë të qetë. Ne jemi ende në fillim. Unë e pranoj, unë do të doja që t’i fitonim dy Super Kupat dhe Kupën e Botës për Klube, për të përsëritur atë që bëri miku im Joan Laporta te Barcelona”.
“Kjo logjikisht do të përfundonte atë që kemi bërë sezonin e kaluar. Sidoqoftë, këto tri tituj nuk do të ishin të mjaftueshme për ta konsideruar sezonin 2010-2011 të sukusesshëm. Ne nuk do të dorëzohemi për asgjë që nga fillimi. Ne jemi një ekip i madh dhe ne duhet ta mbrojmë nderin tonë në të gjitha frontet. Scudettoja dhe Liga e Kampionëve duhet të nderohen në mënyrën më të mirë”, ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...