Mascherano dëshiron të punojë me Benitez

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Sipas agjentit të Javier Mascheranos, Walter Tamer, mesfushorit argjentinas i pëlqen ideja që të ribashkohet me trajnerin e Interit, Rafa Benitez.
“Është e qartë që atij i pëlqen të kërkohet nga një klub i madh. Vitin e kaluar, kampioni i Evropës Barcelona e kërkoi atë. Fituesi i këtij viti të Ligës së Kampionëve, Interi, e kërkon atë. Besoj se ky është rekord, por Mascherano nuk ka biseduar me Roy Hodgson ose me Liverpoolin”.
“Për të, interesimi i Interit ka vlerë të madhe. Të mendojë për atë se, ekipi më i fortë është pas tij, ku shumë bashkëkombës të tij luajnë aty dhe ku është trajneri ndaj të cilit ka afeksion të veçantë, vërtetë është fantastike. Prestigjin e Interit e njohin të gjithë. Për të, kjo është një ëndërr. Nëse do të varej nga Mascherano, transferimi do të ishte i lehtë, por ai ka kontratë me Liverpoolin dhe kështu të dyja klubet duhet ta arrijnë marrëveshje”.
“Ne do të gjykonim një transfer te Interi me dëshirën më të madhe. Vitin e kaluar Benitez u kishte thënë ‘jo’ shpenzimeve të mëdha, por ky është një treg më ndryshe. Çmimi i kontratës së Javier Mascheranos nuk më është komunikuar. Unë pres një telefonatë sepse jam i vetmi person i autorizuar për të folur për ndonjë transfer eventual”, deklaroi Tamer për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...