Guardiola i painteresuar në Robinhon

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, që kohë më parë kishte deklaruar se nuk ka ndërmend të kthehet te Manchester City, ia ka hapur dyert një kalimi të mundshëm te Barcelona, por këtë nuk e bëri dhe klubi katalanas.
Sipas Sport, Blaugranët kanë vendosur të mos bëjnë ofertë për Robinhon gjatë kësaj vere, pasi që Pep Guardiola e ka bërë të qartë se ai nuk e dëshiron ish-yllin e Real Madridit. Guardiolës është thënë se i pëlqen Robinho dhe cilësitë e tij prej futbollisti, por Pep frikësohet se sjellja e tij jashtë fushës mund ta shpërqendrojë ekipin dhe për këtë shkak e ka përjashtuar një transferim të brazilianit.
Mbetet të shihet nëse Robinho do të kthehet në Manchester City, me bosin Roberto Mancini që nuk ka nevojë për sulmuesin, e që tani pret një ofertë të mirë për ta shitur sulmuesin kreativ brazilian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...