Maradona i frustruar, Mazzarri e fton te Napoli

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, është ende i frustruar për eliminimin e turpshëm në Botërorin e sivjetmë, por nga ana tjetër trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, e ka ftuar atë në Napoli për një vizitë.
“Ai është mirë, por i frustruar me eliminimin nga Botërori në Afrikën e Jugut. Ai po reflekton, por nuk ka rënë në depresion. Ai është mirë, më mirë se që kam menduar. Ndeshja ndaj Gjermanisë ishte e rëndë, kam menduar se ai do të jetë në gjendje më të keqe. Nuk e kam parë atë duke u dorëzuar. Ai vetëm është i frustruar dhe i pikëlluar, por ai është duke reflektuar”, deklaroi për Tuttosport mjeku personal i Maradonas, Alfredo Cahe.
Maradona ishte lidhur me një kalim te Napoli si trajner i skuadrës napolitane, pasi kishte aluduar se koha e tij ka kaluar me kombëtaren argjentinase. Trajnerit aktual të Napolit, Walter Mazzarri, i vjen mirë që karrigia e tij po lëkundet nga një legjendë si Maradona, duke e ftuar atë për një vizitë miqësore.
“Unë jam krenar që pankina ime po lidhet me një kampion të botës si Maradona. Ndoshta ai mund të vijë këtu për një seancë stërvitore, unë do ta mirëprisja atë krahëhapur”, theksoi Mazzari për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...