Tabarez: Nuk di çfarë të them
Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, ka pranuar se ai ishte befasuar që skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
“Nuk di çfarë të them. Këta djelmosha e merituan të shkojnë në gjysmëfinale. Ne luajtëm mirë sot, por do të ishte e gabuar nëse ne do të eliminoheshim nga kampionati në penalti”.
“Lidhja që lojtarët e kanë me njëri tjetrin është fuqia e këtij ekipi, ne jemi shumë krenarë për këtë. Tani, ne duhet të festojmë, por jo të argëtohemi dhe aq, sepse takohemi me Holandën në çerekfinale dhe ne duam të fitojmë”, deklaroi Tabarez.
Category: Futboll

















0 Komente