West Ham, parakontratë me Klosen?

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Bashkëpronari i klubit anglez West Ham, David Sullivan, ka konfirmuar se West Hami ka arritur parakontratë me sulmuesin e Bayern Munichut, Miroslav Klose.
“Ne e kemi pasur një marrëveshje para fillimit të Botërorit, pas një sezoni të keq të tij në Gjermani. Sidoqoftë, si rezultat i asaj që ka ndodhur në Botëror, është e vështirë që ai të transferohet në Ligën Premier”, theksoi Sullivan për ESPN.
Gjatë Botërorit Miroslav Klose ishte i jashtëzakonshëm me katër gola në po aq paraqitje, duke e çuar kështu numrin e golave nëpër Botërore në 14, një më pak se legjenda braziliane Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...