Yaya Toure: City mund të shtyhet me Chelsean dhe United

dardanmiftari | Saturday, July 03, 2010 | 0 Komente

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Yaya Toure, thotë se klubi i tij i ri mund të sfidojë Manchester United dhe Chelsean gjatë sezonit të ardhshëm.
Toure arriti dje në City për 24 milionë funte dhe është zotuar se do ta bëjë këtë klub më të madh se sa rivali lokal, United. Mesfushori i Barcelonës i bashkohet vëllait të tij Kolo.
“Ishte koha e duhur të largohem nga Barcelona dhe po i bashkohem klubit i cili mund të jetë si Chelsea dhe Manchester United. Ne mund të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe pastaj të fitojmë titullin. Më pëlqen Liga Premier dhe po i bashkohem klubit me një projekt të madh”, ka thënë Yaya.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...