Chelsea heq dorë nga Neymar?

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Zyrtarët e Chelseat janë duke shqyrtuar seriozisht heqjen dorë nga transferimi i supertalentit të Santosit, Neymar, pasi që sipas The Independent, klubi brazilian dëshiron ta bëjë atë futbollistin më të paguar në klub.
Santos gjithashtu besohet t’i ketë thënë Chelseat që nëse e dëshiron sulmuesin në Stamford Bridge, atëherë duhet të përgatisë 35 milionë euro, në të kundërtën nuk do të ketë as negociata. Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Oliveira, u ka thënë mediave braziliane se ai nuk ka ndërmend ta ndryshojë çmimin.
Tani Neymar do të paguhet te Santosi për 200 mijë euro më shumë, nga 70 mijë në 270 mijë euro në muaj, duke përfshirë këtu edhe një numër favorizimesh komerciale. Chelsea mësohet të ketë bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh dhe ka në plan që të shkojë deri në 28 milionë.
Shumë ekspertë, analistë dhe figura të larta të futbollit brazilian, si Pele dhe Mano Menezes, kanë kundërshtuar transferimin e Neymar te Chelsea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...