Drogba shpërthen në fitoren e Chelseat
Didier Drogba ka shënuar hat-trick për të ndihmuar Chelsea të mposhtë West Bromwich me rezultat të thellë prej 6-0, në javën e parë të sezonit të ri të Ligës Premier.
Blutë kaluan në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Stamford Bridge, Florent Malouda gjeti portën e Carson, pas një topi të devijuar. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes, Didier Drogba dyfishon epërsinë për ekipin vendas me anë të një gjuajtje të lirë nga largësia (45’).
Dhjetë minuta në pjesë të dytë, Drogba shënon edhe golin e tij të dytë, pasi mysafirët dështuan të pastrojë topin e harkuar nga këndi (55’). Nuk zgjati shumë, tetë minuta më pas, Frank Lampard katërfishon rezultatin për Chelsean (63’), ndërsa vetëm edhe pas pesë minutash tjera Drogba gjen portën kundërshtare për të tretën herë në ndeshje (68’).
Në minutën e fundit të kohës shtesë, Malouda pranon një top nga Nicolas Anelka, për të vulosur fitoren e thellë të Chelseat.
Blutë tash marrin kreun e tabelës falë fitores së thellë, të ndjekur nga ekipi i promovuar këtë vit në Ligën Premier, Blackpool, që shënoi fitore prej 4-0 në udhëtim ndaj Wigan Athletic.
Tre ekipet tjera të katërshes së madhe ndeshen në ditët në vijim, me Liverpooli që nesër (e shtunë) pret Arsenalin në Anfield, në derbin e javës së parë të Ligës Premier, ndërsa Manchester United të hënën pret në Old Trafford ekipin e rikthyer në elitën e futbollit anglez, Newcastle United.
Category: Futboll
0 Komente