Forlan: Ndaj Interit, duam fitore historike

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Diego Forlan Supersulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka deklaruar se fitorja në Superkupën e Evropës ndaj Interit do të ishte një arritje historike për klubin nga Vicente Calderon.
“Ndaj Interit do të jetë sfidë e vështirë, por ne duam fitore, sepse do të ishte fitore historike për ekipin. Interi është kampion i gjithçkaje dhe ne jemi një ekip në progres. Nuk mendoj për çmime individuale, i pari është ekipi, pastaj unë dhe qëllimi kryesor është fitorja”.
“Ne nuk kemi shitur lojtarë, por kemi transferuar lojtarë me vlerë. Ne po ngritemi, ne jemi në rrugë të mirë dhe po e gjejmë vazhdimsinë që na ka munguar sezoneve të kaluara”, tha Forlan për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...