Juventusi në kërkim të Elias

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Gjigantët italian të Juventusit, janë tejet të interesuar në transferimin e anësorit të talentuar të Hamburgut, Eljero Elia.
La Gazzetta dello Sport shkruan se me vështirësitë e paraqitura në transferimin e Milos Krasic nga CSKA e Moskës, Bianconerët tashmë janë kthyer kah Eljero Elia si synimi i tyre kryesor.
23 vjeçari është jashtëzakonisht i talentuar dhe këtë e ka treguar edhe gjatë Botërorit. Juventusi dëshiron të ofrojë 12 milionë për të, por Hamburgu nuk dëshiron të dëgjojë për shuma nën 15 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...