Ozil: Kalova te Reali, sepse jam i uritur

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Mesut Ozil Real Madrid Transferi i ri i Real Madridit, Mesut Ozil, ka treguar arsyet prapa vendimit të tij për të kompletuar transferimin nga Werderi në Santiago Bernabeu, duke këmbëngulur se ai është i uritur për sukses në karrierën e tij.
“Unë vetëm kam kërkuar që të vij këtu. Të luaj për Realin është nder i veçantë, një që simbolizon suksesin. Është klubi më i madh në botë. Të gjithë që kanë luajtur këtu kanë fituar tituj dhe unë jam i uritur për sukses”.
“Reali ka lojtarë të klasit botëror si Ronaldo dhe Kaka, por nuk kam frikë nga ata. Sami Khedira mi bëri gjërat më të lehta për mua, unë bisedova me të para transferimit dhe ai ishte i ngazëllyer. Unë jam krenar që jam këtu”, ka deklaruar Ozil për të përditshmen gjermane Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...