Hodgson shpreson në rikthimin e Torres

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, në intervistën e tij për Sky Sports ka prekur çështje të ndryshme, ndër të cilat rikthimin nga lëndimi të Fernando Torres, ashtu si atë të largimit të mundshëm të Javier Mascheranos nga Anfield.
“Ai posa është kthyer nga pushimet dhe duhet të punojë që të kthehet sa më mirë nga pushimi dhe që të riaftësohet nga lëndimi i pësuar në fund të Botërorit. Unë ende shpresoj se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Arsenalit edhe pse njerëzit e shkencës së futbollit do të duhet të më tregojnë nëse do të jetë herët”, theksoi Hodgson.
“Mascherano? Mendoj se do të jetë e vështirë që ta mbajmë atë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë për të dhe nëse është klubi që ai e dëshiron. Do të jetë e vështirë, por gjëja e mirë është që deri tani nuk ka pasur ndonjë ofertë. Si rezultat, unë mund të vazhdoj të punoj me të dhe të merrem vesh me të si lojtar i Liverpooilt, pasi që ai është i tillë. Unë vetëm e pres ditën dhe nëse vjen dita, kur do të vie ndonjë ofertë e mirë, atëherë nuk e di se si do të jenë forcat e mia bindëse”, përfundoi menaxheri i The Reds.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...