Rumenigge kritikon Klosen
Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka akuzuar rëndë Miroslav Klosen dhe qëndrimin e tij, duke thënë se ai punon më shumë për përfaqësuesen gjermane se sa për Bayernin.
“Klose ishte kritikuar ashpër para Botërorit dhe mediat thanë se Cacau është dashur të luante para tij. Më pas, ai tha se do të punojë shumë dhe humbi pesë kilogramë”.
“Në këtë pikë, unë e pyeta veten: ‘A nuk duhet të punojë ai shumë dhe të jetë në formën më të mire edhe për Bayernin?’. Nuk është e drejtë që ai rastësisht fillon të punojë shumë për kombëtaren gjermane, ndërsa te Bayerni, ku ai fiton bukën e tij, ka një qëndrim më ndryshe”, tha Rummenigge për Bild.
Category: Futboll
0 Komente