Mascherano shumë pranë Interit

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ngadalë por sigurt është duke iu afruar transferimit te kampioni i Evropës, Inter.
Il Corriere dello Sport shkruan se drejtori i Liverpoolit, Eduardo Macia, është në Itali për të biseduar me bosët Nerazzur në lidhje me Mascheranon, i cili mezi pret të punojë përsëri me Rafa Benitezin.
Interi thuhet se do të shpenzojë 20 deri 25 milionë euro në Mascheranon, por para se të ndodhë kjo, Liverpooli do të transferojë nga Juventusi mesfushorin defensiv danez, Christian Poulsen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...