Muller rinovon kontratën

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Sipas Bild, nënkampioni i Evropës, Bayerni i Munichut, ia ka zgjatur kontratën sulmuesit të ri, Thomas Muller.
Muller thuhet të ketë nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2015. Kontrata e kaluar i skadonte në vitin 2013, por rinovimi vjen pas interesimit të klubeve të ndryshme evropiane. Muller do të përfitojë sipas kontratës së re nga 3 milionë euro për sezon.
Thomas Muller ishte standard në sulmin e Bayernit sezonin e kaluar, ndërsa ishte poashtu pjesë integrale e kombëtares së Gjermanisë gjatë Botërorit të sivjetmë, ku u shpall golashënuesi më i mirë dhe futbollisti më i mirë i ri. Thomas Muller në Gjermani konsiderohet si “Gerd Muller i dytë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...