Milani fiton falë golave të anuluar

dardanmiftari | Saturday, August 07, 2010 | 0 Komente

Milani ka shënuar fitore me anë të penaltive ndaj Panathianikosit në ndeshjen që përfundoi pa gola dhe e cila u zhvillua në Detroit.
Që të dyja skuadrat hynë me formacione të forta. Milani në mbrojtje kishte Alessandron Nestan dhe Thiago Silvan, kurse sulmin e përbënin Seedorf dhe Boriello. Edhe Panathinaikos nuk mbeti prapa, por luajti me Sotir Ninin, Sidney Govoun dhe Djibril Cissen.
Grekët e Panathinaikos ishin dominantë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa Milani praktikisht nuk bëri asgjë, pos një goditjeje të Gennaro Gattusos.
Ishin dy golat e anuluar të Panathinaikos momentet më kulminante të sfidës. Pasi një top tejkaloi tërë mbrojtjen e Milanit, Cisse arriti të fuste topin në rrjetë, por anësori e anuloi golin me pretekst pozitë jashtë loje. Në minutën e 55-të, goditja e Sidney Govous kaloi vijën e golit, por goli nuk u pranua për shkak se ka s’pastruar Bonera. Gol i pastër i shfuqizuar ky.
Ndeshja u desh të përcaktohej në penalti, ku dominantë u treguan Rossonerët që fituan me rezultat 5-3. Milani nuk di për fitore në ndeshjet parasezonale, pasi edhe pas Emirates Cup ku Rossonerët barazuan dy herë edhe ndaj Panathinaikos ndodhi e njëjta gjë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...