Muslera: Ledesma dëshiron qëndrimin
Portieri i Lazios, Fernando Muslera, ka deklaruar se mesfushori italian, Cristian Ledesma, do të qëndrojë në Olimpico të Romës dhe se nuk e ka ndërmend të largohet te ndonjë skuadër tjetër italiane.
“Ai ndihet mirë dhe dëshiron që ta vazhdojë karrierën në Romë, ai kurrë nuk ka thënë se do të largohet nga klubi, dhe është tejet i lumtur këtu”, është shprehur Muslera.
Cristian Ledesma në të kaluarën është lidhur me një kalim te gjiganti italian, Milan.
Category: Futboll
0 Komente