Mourinho i interesuar për një sulmues

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se është i interesuar për transferimin e një mbrojtësi dhe një sulmuesi, para se të mbyllet afati kalimtar veror.
“Përpos transferimit të një mbrojtësi të ri, unë dua t’ia shtoj ekipit edhe një sulmues. Një sulmues i ri do të ishte i mirëseardhur. Më përpara do të doja të kisha një sulmues tjetër për sulm se sa të kisha pak opsione”.
“Aktualisht kam Gonazlo Higuain dhe Karim Benzema për pozitën e sulmuesit, përderisa edhe Cristiano Ronaldo mund të luajë aty. Sidoqoftë, preferoj që Ronaldo të ketë pak më shumë liri në fushë. Ai është shumë i talentuar për ta mbajtur vetëm në sulm gjatë gjithë kohës”, tha strategu portugez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...