Van Marwijk: Robben nuk u lëndua gjatë Botërorit

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijk, ka hedhur poshtë akuzat e stafit mjekësor të Bayern Munichut, që ka thënë ditë më parë se Arjen Robben ka luajtur i lënduar gjatë Botërorit dhe si pasojë e kësaj, anësori holandez tani do të mungojë dy muaj.
“Ne nuk rrezikuam me Robbenin në Botëror dhe biseduam gjithçka që kemi bërë me vetë lojtarin. Jam i bindur se ai nuk ishte i lënduar pas finales ndaj Spanjës”.
“Holanda nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me lëndimin muskulor. Me një lëndim të tillë, askush nuk do të mund të sprintonte sikurse që bëri Arjen Robben në kohën shtesë të finales”.
“Bayerni dëshiron që t’ia prishë imazhin Holandës dhe kjo thjeshtë nuk është e drejtë. Për mendimin tim, stafi mjekësor i kombëtares holandeze meriton komplimente për punën e bërë në Botërorin e sivjetmë”, deklaroi Van Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...