Mourinho: Më pëlqen mentaliteti i ekipit tim

dardanmiftari | Sunday, August 08, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lëvduar mentalitetin e ekipit të tij, pas rikthimit nga dizavantazhi prej 2-0 ndaj La Galaxy, për ta fituar ndeshjen me rezultat 3-2.
“Më pëlqeu mentaliteti i ekipit. Ata nuk dëshiruan që të pësojnë humbje. Unë gjithmonë u them lojtarëve të mi se nuk ekzistojnë ndeshje miqësore, se ndeshjet parasezonale shërbejnë për të bërë ndryshime të shumta dhe që fitorja nuk ka rëndësi”.
“Nuk më pëlqen fjala ‘miqësi’ në futboll. Unë mund t’u them lojtarëve se dua ta fitoj secilën ndeshje. Ka pasur momente që nuk më pëlqyen në dy ndeshjet tona, por ajo është logjike, për shkak se ne vetëm po punojmë dhe po mësojmë dhe ka edhe shumë gjëra për t’u regulluar”.
“Kur e them këtë, më duhet të shtoj se ka pasur shumë gjëra që më pëlqyen, sikurse kjo pjesë e dytë e ndeshjes ndaj La Galaxy. Më pëlqeu si luajtëm në mbrojtje, se si bëmë presion, se si luajtëm me top dhe se si arritëm të shënojmë”.
“Gonzalo Higuain është top sulmues. Ai shënoi dy gola, që është mjaft me rëndësi për një sulmues. Çfarë më pëlqeu më shumë ishin lëvizjet e tij në fushë, të cilat ishin të një sulmuesi inteligjent. Ai e bën lojën të lehtë për sulmuesit tjerë, sepse ai luan nga mbrapa dhe hap hapësira përpara”, deklaroi Mouinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...