Nani: Dua të jem më i miri në botë
Nani iu ka thënë fansave të Manchester United se ai është i vendosur të bëhet lojtari më i mirë në botë.
Sezonin e kaluar Nani ishte në formën më të mirë të tij në fanellën e United, dhe ka premtuar se këtë sezon do të jetë edhe më i mirë.
“Dua të bëhem një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe do të punoj shumë për ta arritur këtë. Jam përmirësuar sezonin e kaluar. Kam treguar më shumë maturi, më shumë personalitet dhe mentaliteti im është bërë më i fuqishëm”, ka thënë anësori për Mail on Sunday.
Category: Futboll
0 Komente