Prandelli fton Cassanon dhe Balotellin
Përzgjedhësi i ri i Italisë, Cesare Prandelli, ka ftuar Antonio Cassanon dhe Mario Balotellin për miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë në Upton Park të Londrës më 10 gusht.
Pos Balotellit dhe Cassanos, për të cilët nuk deshi të dëgjonte Marcello Lippi, në përbërjen e Italisë Prandelli ka ftuar edhe dy portierë të cilët do të debutojnë, bëhet fjalë për Salvatore Sirigun dhe Emiliano Vivianon.
Antonio Di Natale dhe Vincenzo Iaquinta nuk janë ftuar, kurse Giuseppe Rossi dhe Amauri kanë marrë thirrjet e tyre në kombëtaren Azzure.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierët: Marchetti (Cagliari), Sirigu (Palermo), Viviano (Bologna)
Mbrojtësit: Antonini (Milan), Astori (Cagliari), Bonucci (Juventus), Cassani (Palermo), Chiellini (Juventus), Lucchini (Sampdoria), Molinaro (Stoccarda), Motta (Juventus)
Mesfushorët: De Rossi (Roma), Lazzari (Cagliari), Marchisio (Juventus), Montolivo (Fiorentina), Palombo (Sampdoria), Pepe (Juventus)
Sulmuesit: Amauri (Juventus), Balotelli (Inter), Borriello (Milan), Cassano (Sampdoria), Quagliarella (Napoli), Rossi (Villarreal).
Category: Futboll
0 Komente