Van Gaal sulmon Federatën Holandeze
Edhe njëherë Federata Holandeze e Futbollit (KNVB), ka rënë nën shënjestrën e zyrtarëve të Bayernit, kësaj radhe të trajnerit Louis Van Gaal, i cili akuzoi rëndë stafin mjekësor të kombëtares holandeze për mostrajtim të duhur të Arjen Robbenit, i cili tani do të mungojë dy muaj për Bayernin.
“Është detyra e trajnerit dhe e fizioterapeutit që t’i mbrojë lojtarët dhe në këtë rast kjo nuk është bërë”.
“Ekipi i kombëtares holandeze ka bërë një diagnozë, kurse mjeku jonë ka një diagnozë tjetër. Por, mjeku jonë është Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, i cili është i njohur në mbarë botën për problemet muskulore”, tha Van Gaal për AFP.
Category: Futboll
0 Komente