Essien: Po luftoj për t’u rikthyer

dardanmiftari | Friday, August 06, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i hekurt i Chelseat, Michael Essien, është i gatshëm që të harrojë zhgënjimin e sezonit të kaluar dhe të rikthehet në mënyrën më të fuqishme të mundshme.
“Unë kam kaluar disa muaj tepër të vështirë”, theksoi Essien duke folur për lëndimin e tij të sezonit të kaluar.
“Por, ishte mirë të rikthehesha me ekipin në fillim të parasezonës dhe mezi e pres sezonin e ri. Fatmirësisht unë jam një tip njeriu që menaxhon çdo gjë që është përpara në mënyrë mjaft të qetë dhe kjo është ajo që kam bërë gjatë rehabilitimit tim”, ka thënë Essien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...