Van Persie: Jemi si Barcelona

dardanmiftari | Friday, August 06, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka thënë se ai për asnjë moment nuk ka ndaluar së besuari në aftësinë e Arsenalit për ta fituar titullin e Ligës Premier.
“Unë kurrë nuk kam ndaluar së besuari në Arsenalin. Unë e dua këtë klub dhe tani jam në vitin tim të shtatë. Arsenali më dha rastin të zhvillohem në një lojtar të mirë dhe unë dua ta shpaguaj klubin dhe tifozët me trofe”.
“Unë e dua mënyrën e të menduarit te Arsenali, këtë e tregon mënyra e lojës. Unë njoh dy ekipe që luajnë futboll të njëjtë, jemi ne dhe Barcelona. Disa ekipe po tentojnë, por as që po mund të na afrohen. Unë bisedova me kolegët në kombëtare nga klube të ndryshme të cilët kanë një mënyrë ndryshe të të menduarit. Por, unë e preferoj mënyrën tonë të të menduarit. Kjo është arsyeja pse unë besoj dhe nuk besoj kur gjërat janë kundër nesh”, u shpreh van Persie për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...