Sneijder i uritur për tituj
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, tashmë e ka përpara fotografinë e sezonit të ardhshëm, e cila sipas holandezit do të ngjasojë në atë të sezonit të kaluar.
“Pas Botërorit dhe pushimeve unë jam i lumtur që u ktheva në stërvitje në mënyrë që të kthehem sa më shpejtë në fushë”.
“Viti 2010 ishte fantastik për mua dhe Interin, ndërsa ne shpresojmë ta mbyllim vitin me më shumë trofe, duke përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube”.
“Tani luajmë ndaj Romës në Supërkupën e Italisë dhe synimi ynë është që ta marrim trofeun e parë në sezonin e ri”, ka thënë Sneijder për Inter Channel.
Category: Futboll
0 Komente