Kaka: Ndjeva dhimbje para Botërorit
Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka pranuar se ai ka pasur probleme me gjurin e tij para fillimit të Botërorit të sivjetmë, por tha se ai nuk e ka ditur se është lëndim serioz.
“Unë kam pasur ndezje të gjurit sezonin e kaluar, por edhe para fillimit të Botërorit, por nuk e dita se ishte serioze. Ne të gjithë e kemi ditur, edhe mjekët, që e kam pasur këtë problem, por kemi menduar mos është për shkak të dëmtimit në ije. Më vonë e kuptova pas pushimit, se kjo është serioze. Mourinho ka qenë shumë i mirë me mua dhe më ka thënë se dëshiron të më kthejë në 100 përqindëshin tim. Për këtë jam shumë i lumtur”, ka thënë Kaka.
Nga ana tejtër, Jose Luiz Runco, mjeku kryesor i stafit mjekësor brazilian, u është përgjigjur akuzave duke thënë se Kaka nuk e ka rrezikuar karrierën.
“Ky tip i lëndimeve paraqitet tek atletët. Kaka nuk e rrezikoi karrierën në asnjë moment. Ne duhet të jemi të kujdesshëm çfarë flasim, të kujdesshëm kur nuk respektohet etika mjekësore. Kam përvojë më se 32 vjeçare në punë me atletë. Është normale që ndonjëherë rezultatet nuk janë favorizuese. Kaka nuk luajti në gjendjen normale. Ai ka shfaqur përparim gjatë Botërorit, që ia lejoi të ishte njeri i ndeshjes në disa nga ndeshjet e Brazilit”, deklaroi Runco.
Category: Futboll
0 Komente