Sneijder: Mourinho do jetë trajner i United dhe i Anglisë

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka deklaruar se ish-trajneri i tij Jose Mourinho, në të ardhmen do të jetë menaxher i Manchester Unitedit dhe i Anglisë.
“Futbolli anglez e kënaq atë më shumë se çdo futboll tjetër në Evropë dhe unë nuk mendoj se duhet të shtrohet pyetja nëse ai do të kthehet në Ligën Premier, por se kur do të kthehet. Mendoj se është e shkruar që ai ta marrë nën drejtim Manchester Unitedin pas disa vitesh. Një menaxher i madh do të pensionohet dhe një tjetër do të vijë në krye”.
“Por, nëse atij do t’i ofrohet edhe posti i përzgjedhësit të Anglisë përkrah me atë të menaxherit të United pas disa vitesh, unë jam i sigurt se ai do të pranonte. Atij i pëlqen interaksioni ditor me lojtarët dhe ai nuk mund do të merret kurrë nën drejtim vetëm kombëtaren. Jose Mourinho dhe unë u bëmë miq të mirë te Interi dhe nga bisedat që patëm, unë e di që ai mendon se do të mund të bënte diçka me lojtarët e Anglisë. Kur ai të marrë nën drejtim Manchester Unitedin, Federata Angleze duhet t’ia ofrojë edhe postin e përzgjedhësit dhe nga bisedat që i kam pasur e di se ai do të pranonte”, ka thënë Sneijder për News of the World.
Mjeshtri i Interit shtoi gjithashtu se Mourinho pa kurrfarë dyshimi është trajneri më i mirë në botë dhe se Federata Angleze do të duhet të përgatitet që ta zgjedhë Mourinhon në postin e përzgjedhësit për Botërorin e vitit 2014.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...