Tottenham mposhtet nga Young Boys

dardanmiftari | Tuesday, August 17, 2010 | 0 Komente

Tottenham është mposhtur me rezultat 3-2 në fushë të Young Boys në ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikimet për në fazën e grupeve të Ligës Kampionëve.
Ekipi zviceran arriti të kalojë në epërsi të trefishtë brenda 28 minutash lojë. Pas katër minuta, pas një rrëmuje para portës së Huerelho Gomes, Senad Lulic shënoi golin e parë të takimit.
Vendasit arritën shpejt të dyfishojnë rezultatin, kur pas një gabimi të Wilson Palacios, mesfushori Henri Bienvenu gjen përsëri portën e Gomes (13’). Pas më pak se gjysmë ore lojë zviceranët bënë befasinë e radhës, kur Xavier Hochstrasser gjeti hapësirë për të shënuar edhe golin e tretë (28’).
Me tre minuta para fundit të pjesës së parë anglezët arritën të shënojnë për të ngushtuar në 3-1 rezultatin, falë një goli të shënuar nga Sebastien Bassong. Anglezët dominuan pjesën e dytë të ndeshjes, por e gjithë çfarë arritën ishte një ngushtim rezultati në 3-2, falë një goli të vonshëm të shënuar nga Roman Pavlychenko (83’).
Rezultati mund të jetë në favor të ekipit anglez, të cilët në ndeshjen e radhës që zhvillohet javën e ardhshme në White Hart Lane, mund të kualifikohen edhe me një fitore minimale, kjo falë golave që kanë shënuar në udhëtim.
Nga ndeshjet tjera të sotme të Ligës së Kampionëve, holandezët e Ajax kanë nxjerrë barazim 1-1 në udhëtim te ukrainasit e Dinamo Kiev, derisa norvegjezët e Rosenborg kanë shënuar fitore 2-1 ndaj danezëve të Copenhagen. Fitore në udhëtim ka shënuar ekipi sllovak Zilina ndaj çekëve të Sparta Pragës, derisa rusët e Zenit kanë shënuar fitore minimale si nikoqir i ekipit francez, Auxerre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...