Tare: Ledesma nuk do të largohet nga Lazio

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se mesfushori Cristian Ledesma nuk do të largohet nga klubi romak gjatë kësaj vere.
Argjentinasi edhe një herë është lidhur me një largim nga Lazio dhe mediumet spekulojnë se Juventus ose Inter mund të jenë destinacione të mundshme për argjentinasit, ndërsa situatën po e mbikqyr edhe Fiorentina. Por Tare ka thënë se mesfushori edhe më tej do të qëndrojë në Olimpico.
“Mendoj se Ledesma nuk do të largohet nga Lazio. Synimi ynë është ta mbajmë atë. E di se ka klube të interesuara për shërbimet e tij, ai ka një vizion të shkëlqyeshëm për lojën. Por, ai është i përkryer për grupin tonë dhe nuk shoh arsye pse ta shesim, veçanërisht konkurrentëve si Fiorentina”, ka thënë Tare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...