Van der Vaart: Do të qëndroj te Reali

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka deklaruar se ai synon të qëndrojë dhe të luftojë për vend në klub, pavarësisht arritjes së Mesut Ozil nga Werder Bremen.
Pas transferimit të talentit gjerman, mesfushori holandez parashihet të largohet nga Bernabeu, ashtu siç vitin e kaluar u larguan bashkëlojtarët e tij Arjen Robben dhe Wesley Sneijder pas arritjes së Kaka dhe Cristiano Ronaldo.
Megjithatë, Van der Vaart, i cili shënoi golin e vetëm të barazimit të sotëm 1-1 në miqësoren ndaj Standard Liege, dëshiron të qëndrojë dhe është i bindur se ai do të luajë.
“Për mua nuk është problem ardhja e Ozil. Unë do të luftoj për vendim tim. Klubi nuk ka folur me mua, por Mourinho na thotë se të gjithë do të kemi mundësi. Të jesh në Madrid është vështirë, veçanërisht tash me ardhjen e lojtarëve me kualitete të shkëlqeshme. Por unë dua të qëndroj dhe e di se do të luaj shumë”, thotë Van der Vaart.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...