Ozil: Mourinho më kërkoi

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Transferi më i ri i Real Madridit, Mesut Ozil, ka thënë se bashkimi me klubin mbretëror spanjoll është një hap më tej në karrierën e tij, ndërsa ka zbuluar se trajneri Jose Mourinho ishte faktor kyç në vendimin e tij për të kaluar në Bernabeu.
“Ky është hapi i ardhshëm në karrierën time. Unë kalova vite të mrekullueshme te Werderi. Mourinho më kërkoi. Reali ka ekip të fortë, por unë nuk kam nevojë të frikësohem”, theksoi Ozil për Sky.
Ozil pritet të prezantohet si lojtar i Real Madridit të mërkurën në ora 14:00 në Bernabeu në prezencë të drejtorit të klubit Jorge Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...