Preziosi: Boateng do luajë për Milanin

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Genoa është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Portsmouthit, Kevin-Prince Boateng, por menjëherë ganezi do të huazohet te Milani, një gjë që e konfirmon edhe presidenti i Genoas, Enrico Preziosi.
“Genoa e ka ndjekur Boatengun edhe para Botërorit në Afrikën e Jugut. Ishte një tregti e mirë për të, por nuk mund të bazohemi vetëm në Botëror. Milani ka një situatë të pazakontë, pasi që ka shumë lojtarë në vitin e fundit të kontratës dhe po i mban sytë kah bilanci financiar”.
“Në vend të kësaj, ne kemi pasur rastin për ta transferuar Boatengun. Tani për tani ai do t’u bashkohet Rossonerëve si huazim. A do të kthehet te Genoa? Ai mund të kthehet, por shpresoj se ai nuk do të kthehet. Nëse Milani e blen atë, atëherë do të thoshte se ai është lojar i madh dhe të gjithë do të përfitonim në këtë rast”, tha Preziosi.
Një zyrtarizim i kalimit të Boateng te Genoa dhe më pas i huazimit te Milani pritet të bëhet në ditët në vijim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...