Redknapp: Pata ndjenjë të keqe për ndeshjen ndaj YB

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknap, ka pranuar se ka pasur ‘ndjenjë të keqe’ për ndeshjan ndaj Young Boys se zviceranët do të mund t’i befasonin të gjithë dhe këtë e bënë, kur për 30 minuta krijuan epërsinë prej 3-0 ndaj Spursave.
“Unë pashë shumë njerëz të brengosur për këpucët, të brengosur për fushën dhe unë pata një ndjenjë të keqe për ndeshjen. Unë mbajta tre apo katër lojtarë jashtë ndeshjes për shkak se nuk ndiheshin mirë dhe unë pata një ndjenjë se diçka është që këta lojtarë nuk ishin mirë”.
“Unë kam thënë në pushim të pjesës së parë se tani jemi në një luftë të vërtetë. Ne shënuam një gol për t’u kthyer në ndeshje dhe më pas shënuam edhe të dytin. Në fund është rezultat i mirë 3-2 nga 3-0”.
“Ne nuk do t’i nënvlerësojmë ata. Ne do të duhet të luajmë vërtet mirë në White Hart Lane dhe unë kam rast të mirë tani. Por, ne jemi të liruar që në fund kemi dalë nga kjo ndeshje me rezultat 3-2. Do të jetë ndeshje e madhe në White Hart Lane. Do të jetë e vështirë. Ata janë të disiplinuar, të vështirë për t’u thyer. Ata do të japin jetën për t’u kualifikuar”, deklaroi Redknapp pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...