Skrtel: Mund ta fitojmë Ligën Premier

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, mendon se The Reds janë në gjendje që ta fitojnë titullin e parë të Ligës Premier pas 21 vitesh.
“Ne bëmë disa ndryshime dhe vërtet mendoj se ky mund të jetë viti ynë”, theksoi Skrtel.
As ndeshja ndaj Arsenalit nuk kaloi pa u prekur nga sllovaku: “Është një rezultat i pafat. Fakti që Joe Cole u përjashtua na dëmtoi dhe është shumë e vështirë të luash ndaj Arsenalit me një lojtar më pak. Ne kërkuam të qëndrojmë të qetë në mbrojtje dhe të tentojmë të shënojmë, gjë që e bëmë”.
“Fatkeqësisht nuk bëmë mjaft për të mbajtur epërsinë. Nga ana tjetër, ne kemi treguar vullnet të fortë dhe karakter, që është shenjë e mirë”, përfundoi qendërmbrojtësi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...