Red Knights nuk heqin dorë nga United

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Djajtë e Kuq duke protestuar Red Knights, grupi i investitorëve të pasur të cilët janë të tifozë të Manchester United dhe që janë të interesuar në blerjen e klubit nga Old Trafford, është duke rekrutuar disa nga investitorët më të fuqishëm nga mbarë bota të interesuar për blerjen United dhe dëbimin e familjes Glazer nga Old Trafford.
Sipas Goal.com, disa prej biznesmenëve multimilionerë, duke përfshirë dhe ata të Lindjes së Mesme dhe Azisë të cilët janë mjaft të pasur sa për të mbajtur vetë klubin, i janë bashkuar konsorciumit Red Knights muajve të fundit, në mënyrë që ta blejnë klubin.
“Ne kemi biseduar me shumë investitorë dhe një numër na është bashkuar gjatë verës, si nga vendet tjera ashtu dhe nga Britania. Këta janë biznesmenë të pasur të cilët janë të përgatitur për t’u përkushtuar për klubin”.
“Disa po japin më shumë se të tjerët. Mes tyre ata mund ta blejnë Unitedin disa herë dhe disa prej tyre mund ta bëjnë këtë edhe vet. Por, ata nuk nxitohen. Ata kanë një vlerë të caktuar për klubin dhe nuk do të paguajnë mbi nivelin e caktuar”, tha një burim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...