Villa: Torres do të largohet nga Liverpooli

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Sipas sulmuesit të Barcelonës, David Villa, kolegu i tij nga kombëtarja spanjolle, Fernando Torres, do të detyrohet të largohet nga Liverpooli për të shkuar te Chelsea, në rast se mungojnë titujt edhe sezonin e ardhshëm.
“Arsyeja e vetme se pse Torres e la dashurinë e tij Atletico Madridin ishte se ai e ka ditur se duhet të jetë te ndonjë klub ku duhet t’i fitojë titujt më të mëdhenj, por kjo nuk ka ndodhur. Unë e kam dashur Valencian, por unë e dita se duhet të largohesha nëse do të doja të fitoja tituj në futboll. Ky është rasti i Liverpoolit për ta mbajtur atë. Ata do të duhet të dëshmojnë se janë në gjendje për të qenë sfidantë në të gjitha frontet këtë sezon, përndryshe ai do të largohet”.
“Aktualisht jam paksa i befasuar. Duket se Torres do të qëndrojë te Liverpooli. Pasi bisedova me të gjatë Botërorit, mendova se ai do të kalonte te Chelsea. Mendoj se problemi i vetëm këtu ishte shkaku që Chelsea nuk pagoi aq sa kërkoi Liverpooli. Po që se ata do të pajtoheshin, mendoj se tashmë ai do të ishte lojtar i Chelseat”.
“Torres është i lumtur te Liverpooli për çdo aspekt, përpos atij futbollistik. Ai e do qytetin, tifozët dhe lojtarët, por ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai do të largohet nëse do të duhet. Ai nuk do të nënshkruante për Cityn, sepse për të, paraja nuk është gjëja më e rëndësishme. Por, nëse Liverpooli dështon të fitojë diçka, atëherë ai do të jetë te Chelsea sezonin e ardhshëm, jam i sigurt për këtë”, deklaroi David Villa për Daily Star Sunday.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...