Arsenali eliminon Tottenhamin
Arsenali ka eliminuar Tottenhamin nga Carling Cup, pasi mposhti Spursat vetëm pas vazhdimeve me rezultat 4-1, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në White Hart Lane.
Arsenalli e filloi më mirë takimin, përkundër faktit se luajti me 'maturanta', ndërsa kaloi në epërsi me anë të Lansburyt (15’). Me të filluar pjesa e dytë, Tottenhami u shtrëngua dhe vuri në baraspeshë rezultatin me anë të Robbie Keane (49’).
Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe kështu, ndeshja u desh që të vendosej në vazhdime.
Në vazhdime, Topçinjt shënuan edhe tre gola tjerë. Ishte Samir Nasri që dy herë nga pika e bardhë (92’ dhe 96’) realizoi për 3-1, kurse për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes Andrey Arshavin.
Category: Futboll
0 Komente